Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për pesë ditë në Kosovë, pritet ulje e temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga e marta pritet të ketë mot më të freskët, rrjedhimisht ulje e temperaturave.

Moti për pesë ditë sipas IHMK-së:

E hënë – Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.

E martë –  Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të zhvillohen dhe të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat e maksimaleve, ndersa minimalet mbeten konstante me temperaturat e ditëve të fundit.

E mërkurë – Mot relativisht i fresket, Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Riga të dobëta lokale mund të ketë në viset e larta.

E enjte- Mot kryesisht i ngjashëm dhe pak më i freskët. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë.

Të premten – Dita e premte parashihet me diell dhe vranësira të pjesshme. Riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në disa pjesë të izoluar. Temperaturat mbeten të ngjajshme në të dy vlerat ekstreme.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë deri mesatare.