Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të jetë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe borës.

Sipas njoftimit, në vise të larta pos reshjeve të dendura të borës edhe temperaturat minimale do të jenë për 2-3 gradë më të ulëta se në vise të ulëta dhe mesatare.

Ndërkaq, vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius.

Gjithashtu sipas IHMK-së, do të fryejë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1-7 m/s.