Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për këtë javë

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës,  situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të vijojë edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.

“Kjo situatë e krijuar meteorologjike vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit me presion të lartë atmosferikë”, thuhet në njoftim.

Të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i parametrave meteorologjik duke krijuar kushte për ndonjë rigë, por që temperaturat e larta mbi 30 gradë do të vazhdojnë edhe për javën tjetër, me tendencë të rritjes.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të vazhdojë të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi, që nënkupton kufizimin e kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, theksohet në njoftim.