Moti nesër me shi e borë, pasnesër me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Kurse, të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.