Lagjja ‘Dardania’ Prishtinë, Foto: Emirjeta Vllahiu/ KALLXO.com

Fundjava me mot të ndryshueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se fundjava do përcillet me mot dinamik- reshje e rrufe, më intensive gjatë ditës së diele.

“Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë. Kjo situatë vie si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe ditën e diele. Reshjet më intensive parashihen ditën e dielë, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona”- thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, temperaturat do lëvizin nga 12 gradë deri në 28 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”- thuhet më tej në njoftim.