Moti në Kosovë në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë në vend në pesë ditët e ardhshme.

Ky është parashikimi sipas Institutit:

E hëne – mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa  maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes.

E martë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës kanë mundësi që vende -vende të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat  gjatë ditës parashihen të sjellin shi të përcjellë me rrufe.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat kan mundësi që vende-vende të sjellin riga shiu. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

E premte – Mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s.