Parashikimi i motit

Moti në Kosovë në javën e parë të tetorit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin për motin për pesë ditët e ardhshme, nga 2 deri më 6 tetor 2023.

Sipas IHMK-së, të hënën do të ketë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri më 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Të martën moti sipas Institutit do të jetë  kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius” – thuhet në njoftim.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 25 gradë Celsius.

Për të enjten IHMK ka thënë se do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. “Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuajse konstante me të ditës së mërkurë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes” – tha Insitituti.

Për të premten moti do të jetë kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 23 gradë Celsius.

IHMK  ka njoftuar se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.