Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fundjavë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit, të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 25 dhe 28 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes” – thuhet në njoftim.

Ndërsa IHMK ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell.

“Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor” – vazhdon njoftimi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius ndërkaq temperaturat maksimale gjatë ditës të dielën pritet të lëvizin ndërmjet 26 dhe 30 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare” – përfundon njoftimi.