Moti në dy ditët e ardhshme, ngriten temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale pritet shkojnë nga -4 deri 0 gradë celsius, kurse ato maksimale deri në 15 gradë celsius.

“Moti për dy ditë 26-27.03.2021. Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlerat 13-15 gradë Celsius, derisa minimalet do të mbesin rreth vlerave negative, diku -4 deri zero gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje IHK ka këshilluar që të bëhet kujdes gjatë mëngjesit në komunikacion për shkak të ngricave.

“Në mëngjes parashihen ngrica dhe këshillohen pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit,” theksohet tutje në njoftim.