Moti/Ilustrim-Lagjia 'Dardania'

Moti këtë javë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditë (4-8 dhjetor 2023).

Sipas njoftimit të hënën do të jetë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

“Në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta të cilat mund të vështirësojnë qarkullimin normal të pjesëmarrësve në komunikacion, prandaj këshillohet për kujdes të shtuar”- thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

Ndërkaq, të martën parashihet mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

“Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta, por në viset e larta mbi 800m, ngricat parashihen të jenë deri në mesditë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius.”

Kursë të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Të enjten ndërkaq parashihet mot kryesisht i ngjashëm me të ditës së mërkurë. Në viset e larta parashihet të bie borë me intensitet të dobët, derisa në viset e ulëta parasihet shi i përzier me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

– Të premten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diellm njofton Instituti.

Temperaturat minimale do të ulën në -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-8m/s, njofton IHMK-ja.