Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme, nga enjtja parashihet ngritje e temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do kemi mot të vranët, ku parashihen edhe reshje të borës në vise të larta.

Temperaturat minimale do jetë deri në -13 gradë Celsius kurse ajo maksimale deri në 3 gradë celsius.

“Të mërkurën do të mbajë mot i kryesisht i vranët. Vranësira gjatë orëve të pasdites parashihen të shoqërohen me reshje të dobëta bore, me fokus në viset e larta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -13 deri në -11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Kurse të enjten, sipas IHK-së, parashihet ngritje e temperaturave, ku temperatura minimale do shkojë deri në -2 gradë celsius kurse ajo maksimale deri në 6 gradë Celsius.

“Të enjten parashihet të kemi kushte tjera meteorologjike pasi që parashihet rritje të ndjeshme në fushat termike. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.”, thuhet tutje në njoftim.