Mot me shi sot në Kosovë

Sot parashikohet mot i vranët dhe me kushte për reshje të shiut, ka bërë të ditur kështu Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, reshjet me intensitet me te lartë parashihen në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë më pak reshje.

“Në fushat barike dhe termike parashihen rënie të dukshme, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.