ilustrim: Naser Fejza

Mot i vranët sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe më dinamik për shkak të prezencës së reshjeve.

Në fushat e temperaturave maksimale do të ketë ulje të lehta, ndërsa në ato të minimaleve parashihet rritje të lehta.

Sipas njoftimit, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.