Moti

Moti

Mot i vranët e me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas IHMK-së, të dielën reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”- thuhet në njoftim.