Ilustrim

Mosmarrëveshje mes dy personave, njëri nga ta gjuan me armë në ajër

Pas një mosmarrëveshje që kishte një burrë nga Vushtrria me një pronar të një lokali në këtë qytet, ky i fundit drejton armën nga viktima dhe më pas gjuan në ajër.

Për ngjarjen ka njoftuar Policia, e cila ka thënë se ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës.

“Ankuesi ka raportuar se kishte një mosmarrëveshje me pronarin e një kafiterie dhe i njëjti është takuar me të ku i dyshuari i kishte drejtuar një armë dhe pastaj ka shtënë në ajër”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Tutje është thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur dy fishekë dhe tri gëzhoja të armës AK-47.

Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të Policisë, i dyshuar është arrestuar dhe i njëjti ka dorëzuar armën e lartcekur.

Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, ka thënë Policia.