Topografi nga Mitrovica e Veriut. 09.06.15, Mitrovica. Photo: Atdhe Mulla

Mitrovicë e Veriut, pjesëtari i Policisë kërcënohet në rrjete sociale

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut ka raportuar tek organet e rendit se është kanosur në rrjetet sociale.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se për rastin është njoftuar prokurori, dhe se po zhvillohet në procedurë hetimore.

Gjithashtu, sipas raportit, edhe një grua serbe-kosovare ka raportuar se ka pranuar thirrje dhe mesazhe kërcënuese në telefon.

“Viktima femër serbe-kosovare, ka raportuar se në telefon ka pranuar thirrje dhe mesazhe me përmbajtje kërcënuese. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar të iniciohet rast” – ka thënë policia në raportin ditor.