Mitrovicë, automjeti i KFOR-it përfshihet në një aksident trafiku

Sot rreth orës 16:00 në Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Sipas zyrtares policore, në këtë aksident janë përfshirë një automjet i KFOR- it dhe një automjet transporter me targa të Malit të Zi.

Pllana njoftoi se nga ky aksident ka vetëm dëme materiale.