Mitrovica Veriore ndau 60 mijë euro për t’u blerë tabletë shkollave

Komuna e Mitrovicës Veriore ka bërë të ditur se ka ndarë mbi 60 mijë euro për t’u furnizuar me 220 tabletë për nevoja të shkollave të kësaj komune.

Për plotësimin e nevojave të shkollave në komunën e Mitrovicës Veriore, Komuna ka iniciuar thirrjen për kontratë për t’u furnizuar me gjithsej 220 tabletë.

Për këtë tender është parashikuar nga Komuna të nënshkruhet kontratë në vlerë deri 60 mijë euro.

Vlera e parashikuar për kontratë në raport me numrin e tabletëve të planifikuar për t’u blerë rezulton se Komuna është e gatshme të paguajë mesatarisht 272 euro për copë.

Për këtë tender, Komuna përdori llojin e hapur të procedurës me kriter të dhënies së kontratës – çmimi më i ulët.

Ndryshe, nga Mitrovica Veriore, KALLXO.com kishte hulumtuar se si Komuna e Mitrovicës së Jugut, nuk kishte arritur të realizojë blerjen e tabletëve për mësim online gjithashtu edhe për dezinfektimin e hapësirave të shkollës dhe furnizimit me mjete mbrojtëse.

“Lëmshi” i krijuar rreth shfrytëzimit të mjeteve të fondit të rimëkëmbjes ekonomike  rezultoi me anulimin e këtyre aktiviteteve të prokurimit.

‘Lëmshi’ rreth Fondit të Rimëkëmbjes, lë nxënësit e komunës së Mitrovicës së Jugut pa masa mbrojtëse përballë virusit