Miratohet lidhja e marrëveshjes për ekstradim me Suedinë

Ekzekutivi kosovar ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes për ekstradim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë. Ujdia përfshin standardet europiane të ekstradimit dhe përmirëson marrëdhëniet mes dy vende.

“Kosova ka avancuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me nivel të lartë të sundimit të ligjit” – tha Albin Kurti, kryeministër i vendit.

Në anën tjetër, Vigan Qorrolli, zëvendësministër i Drejtësisë dha detajet për marrëveshjen.

“Marrëveshja do të rregullojë procesin për ekstradim duke ngërthyer në vete standarde evropiane. Lidhja e kësaj marrëveshje do të bëjë përmirësim ne çështjet penale” – tha ai gjatë mbledhjes së ekzekutivit kosovar.

Kabineti qeveritar po ashtu ka miratuar nismën per lidhjen e Marrëveshjes për Transferimin e Personave të Dënuar dhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në çështjet Penale ndërmjet Qeverisë e Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë.

“Qëllimi i kësaj është përmirësimi i mëtejme në fushën e drejtësisë kjo marrëveshje rregullon ekzekutimin e vendimeve dhe zbatimin e dënimit. Është momenti i duhur që bashkëpunimi i suksesshëm mes Kosovës dhe Suedisë të forcohet me këtë marrëveshje” – ka deklaruar Qorrolli.