Ilustrim

Miratohen amendamentet në Ligjin për kategoritë e dala nga lufta

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre.

Gjatë seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, propozoi që Projektligji të trajtohet në dy lexime brenda ditës së sotme.

Dhe ashtu ndodhi.

Me miratimin e amendamenteve zgjatet deri më 15 maj 2025 afati për të parashtruar kërkesë për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës.

Për këto amendamente u votua nga të gjithë 61 deputetët e pranishëm.