Ministrja Haradinaj-Stublla reagon pas takimit të Vuçiqit me ambasadorin palestinez

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla, ka reaguar pas takimit të sotme të Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me ambasadorin e Palestinës në Beograd, Mohamed Nabhan.

Në këtë takim është folur për marrëveshjen e Uashingtonit dhe për rezultatet e saj.

Kjo marrëveshja kërkonte nga Serbia dhe Kosova që të hapni ambasadat e tyre në Jeruslam, ndërsa Izraeli do të njihte pavarësinë e Kosovës.

Përveç kësaj, një pikë tjetër e marrëveshjes ka qenë edhe që Serbia të mos loboj për mosnjohjen e Kosovës nga palët e treta.

Mirëpo, kjo nuk e ka penguar sot president serb, që ta falënderojë Palestinën për mos-njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ministrja Haradinaj ka shkruar sot se Serbia ka shkelur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga presidenti Donald Trump.

Sipas saj, Serbia ka shkelur pikën e 15 të marrëveshjes së arritur në Uashington.

“Kosova po i ndjek me shqetësime të mëdha veprime shkatërruese të Vuçiqit. Shkelja e pikës së 15 të marrëveshjes në Uashington të ndërmjetësuar nga presidenti Trump. Sot, ai falënderoi Ambasadorin e Palestinës, Nabhan për qëndrimin ‘parimor për mosnjohjen e Kosovës. Fatkeqësisht, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm”, ka shkruar Ministrja Haradinaj në Facebook.

Vuçiq falënderon Palestinën për mosnjohjen e Kosovës