Tanja Fajon, deputete e Parlamentit Evropian. Foto: Facebook

Ministrja Fajon rekomandon normalizimin e shpejtë të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, të cilat kanë folur lidhur me marrëdhëniet e Kosovës me Sllovenisë dhe përkrahjen për integrim në Bashkimin Evropian.

Fajon gjatë takimit rekomandoi normalizimin e shpejtë të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Gërvalla tha se Fajon ka bërë përpjekje ndër vite për të realizuar interesat legjitime të Kosovës.

“Fajon ka qenë pjesë e përpjekjeve të shumta për të realizuar interesat legjitime të Kosovës, në ët kaluarën si pjesë e parlamentit evropian, si gazetare e shquar në të kaluarën, mbrëmë e prita kolegen time në aeroport pikërisht me 15 janar, që do të thotë 31 vjet që nga dita kur atëherë Sllovenia dhe Kroacia gjetën njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së tyre nga ish Jugosllavia, prandaj jam shumë e krenare për këtë rastësi në ketë takim tonin”- pohoi Gërvalla.

Tutje Gërvalla theksoi që Kosova po përballet me kërcënimet e Serbisë ndaj rajonit sipas saj duhet të kërkohet përgjigjie e përbashkët me qëllim që strategjia e Serbisë të mos funksionojë .

“Nuk mund ta hesht faktin që Serbia fqinji ynë është aleati më i afërt i Rusisë në rajon madje edhe me marrëveshje ndërkombëtare të lidhura rreth politikës së jashtme të koordinuar dhe prandaj kërcënimet me luftë që Serbia i bën rajonit tonë kërkojnë një përgjigje të përbashkët, një përgjigjie të unifikuar me qëllim që strategjitë të tilla të kërcënimit të fqinjëve të mos funksionojnë në vendin tonë”- shtoi Gërvalla.

Po ashtu ministrja e jashtme e Kosovës përmendi disa prej bashkëpunimeve që kanë pasur me Sloveninë, sidomos në aspektin ekonomik.

Ministrja e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon tha se Sllovenia ka interesa të bashkëpunojë me Kosovën në fushën e burimeve energjetike administrimin e ujërave dhe për administrimin e mbeturinave.

“Sllovenia ka interes që të investojë dhe bashkëpunojë me Kosovën në fushën e burimeve energjetike, për administrimin e ujërave, për administrimin e mbeturinave dhe ministres i kam kërkuar që ambienti biznesor duhet të jetë shumë i sigurt dhe shumë i qartë ndaj insetorëve të huaj”- deklaroi Fajon.

Në lidhje me integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian Fajon bëri të ditur që Sllovenia do të ofrojë mbështetje duke konsideruar liberalizim e vizave si sukses të përbashkët.

“Kemi lidhje aq të forta, ku mund të them që në fillim të këtij viti ju uroj të gjithëve në Kosovë për suksesin tonë të përbashkët që kemi arritur për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës dhe përzemërsisht besoj që ky do të jetë një hap mjaft i mirë për tu integruar në Bashkimin Evropian”- shpreh ajo.

“Kosova duhet të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve dhe nuk duhet të bëhet eskalimi i gjendjes në veri dhe të fillojnë negociatat që të flasin ne lidhje me propozimin e Bashkimit Evropian, Kosovës do t’i ofrojmë mbështetje për për integrimin në Bashkimin Evropian”-tha Fajon.

Po ashtu sot, Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim zv.kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Takimi ishte i mbyllur për media.