Ministrja Dumoshi jep dritën e gjelbërt për një stadium të ri në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë ditës së sotme zhvilloi takim me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MRKS), Vlora Dumoshi si dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Halil Matoshi.

Me rastin e këtij takimi, Ministrja Dumoshi, njoftoi se do të përkrah idenë e kryetarit Jashari për ndërtimin e një stadiumi të ri për qytetin e Skenderajt, pasi që realizimi i këtij “projekti është i domosdoshëm”.

Sipas postimit në “Facebook”, Jashari si dhe Dumoshi, bënë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ku theksuan edhe një herë rolin e pazëvendësueshëm të dëshmorëve për Kosovën në rrugën e saj drejtë shtet formimit.

Më tej kjo komunë ka njoftuar se ata së bashku me Rreze Dulin, drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit Rajonal-Veri, ndanë certifikata për 30 të rijnë të komunës së Skenderajt, të trajnuar në fushën e ndërmarrësisë, dizajnit grafik dhe zhvillim të ueb faqeve.

Kreu i komunës bashkë me drejtuesen e ministrisë së Kulturës, vizituan edhe Palestrën Sportive e cila është në ndërtim e sipër si dhe stadiumin “Bajram Aliu”, në Skenderaj.