Vasfije Krasniqi Goodman, një nga të paktat kosovare që ka folur hapur për përdhunimin e saj gjatë luftës. Foto: Presidenca e Kosovës.

Ministria e Kulturës ndan mirënjohje për Vasfije Krasniqi- Goodman

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndajë mirënjohje për Vasfije Krasniqi- Goodman, viktimë dhe e mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ceremonia e ndarjes së mirënjohjes për Vasfije Krasniqi- Goodman, mbahet sot në mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

Kjo mirënjohje  zonjës Krasniqi- Goodman, do t’i dorëzohet  nga vet ministri në detyrë i MKRS, Kujtim Gashi.

Vasfije Krasniqi- Goodman, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, publikisht ka denoncuar krimet e kryera ndaj saj nga paramilitarët serbë gjatë luftës në Kosovës.

Për guximin e saj për denoncimin e krimeve seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi- Goodman është nderuar me mirënjohje nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.