14 Prilli propozohet si ditë kombëtare e viktimave të dhunës seksuale

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës së bashku me organizatat partnere, (QPDG, Medica Kosva dhe Medica Gjakova) dhe Vasfije Krasniqi- Goodman, kanë mbajtur sot një takim me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu.

Në këtë takim, është diskutuar mbi zhvillimin e statusit dhe politikave afirmative për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës, duke filluar nga ana shëndetësore, ekonomike dhe ajo sociale.

Njëherësh është kërkuar një mbështetje më e fuqishme për dokumentimin e dhunës seksuale gjatë luftës në kuadër të nismave institucionale dhe drejtësisë tranzicionale.

Gjatë këtij takimi, QKRMT ka propozuar që 14 Prilli të jetë Dita Kombëtare e Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë. RTK