
Foto: ZKM
Ndahen 5 milionë euro për zbatimin e projekteve të reja nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë
15.12.2023 - 12:04
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se janë ndarë 5 milionë euro për zbatimin e mbi 20 projekteve të reja nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё.
Sipas njoftimit, kjo shumë është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, për zbatimin e masës 3.7, për tejkalimin e krizës energjetike.
“Gjatë dy viteve të fundit Fondi për Efçiencë ka zbatuar plotësisht 70 projekte të efiçencës nëpër ndërtesa publike, ndërsa 13 të tjera janë në fazën përfundimtare, shuma e këtyre projekteve kalon 12 milionë euro investime të financuara nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës” – thuhet në njoftim.