Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu

Ministri turk: Rusia dhe Ukraina afër marrëveshjes për çështje 'kritike'

Moska dhe Kievi janë afër një marrëveshjeje për çështje “kritike” në lidhje me pushtimin e Ukrainës, sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Cavusoglu, i cili mori pjesë në bisedimet Ukrainë-Rusi në Antalia, shtoi se shpresonte për një armëpushim nëse të dyja palët nuk tërhiqen nga ky përparim.

Sergei Lavrov dhe Dmytro Kuelba u takuan në qytetin turk më parë këtë muaj për bisedime mbi konfliktin, por nuk pati ndonjë dakordim mes tyre.

Raundet e mëparshme të bisedimeve të paqes ishin zhvilluar në kufirin me Bjellorusinë.

Cavusoglu i tha gazetës turke Hurriyet se ka pasur “afrim në pozicionet e të dyja palëve për tema të rëndësishme, tema kritike”.

“Mund të themi se shpresojmë për një armëpushim nëse palët nuk bëjnë një hap prapa nga qëndrimet aktuale,” tha ai, duke mos i elaboruar çështjet më në detaje./ Sky News