Ministri i mbrojtjes zhvillon takime për ‘Planin e Reagimit Kombëtar’

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatë ditës së djeshme ka pritur në takim të përbashkët, autoritetet kryesore të institucioneve të sigurisë në vend për të diskutuar lidhur me Planin e Reagimit Kombëtar.

Ai përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, tha se së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Gjeneral Cikaqin, Zv.Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Piperni, dhe Drejtorin e NALT-it, Gjeneral Ruter, u dakorduam për shqyrtimin e Planit të Reagimit Kombëtar, si dokumenti kryesor që përcakton strukturën dhe proceset që e përbëjnë qasjen kombëtare ndaj menaxhimit emergjent.

“Gjithashtu diskutuam edhe për stërvitjen e përbashkët vjetore ‘Silver Sabre 2022’, ku marrin pjesë të gjitha institucionet e sigurisë së vendit, si një mundësi e shkëlqyer për të avancuar me koordinimin dhe sinkronizimin e reagimit kombëtar”.