Mimoza Kusari: Nuk do të jem ambasadore në ShBA

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka reaguar në profilin e saj në Facebook duke informuar se nuk është njëra nga kandidatet për t’u emëruar ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Për hir të së vërtetës dhe korrektësisë ndaj publikut, unë ju informoj se NUK jam e Nominuar për Ambasadore në SHBA dhe nuk planifikoj shërbimin diplomatik në këtë periudhë të angazhimit tim në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kusari Lila në Facebook.

Kusari Lila gjatë ditës së djeshme e ka uruar Vlora Çitakun për punën e saj si ambasadore.

Derisa, Çitaku dje u shkarkua nga ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca.

Konjufca shkarkon Vlora Çitakun dhe disa ambasadorë të tjerë

Pas publikimit të lajmin për vendimet e ministrit Konjufca, kishte reaguar Çitaku, duke thënë se e pranon vendimin e Qeverisë dhe se ndjen vetën të padëshiruar për të qenë në krye të ambasadës së Kosovës në ShBA.