Meta: Do të kisha bërë më shumë për Kosovën, nëse do të kisha më pak probleme në vendin tim

Presdienti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka filluar vizitën e tij zyrtare në Koosvë. Ai është pritur nga e para e vendit, Presidentja Vjosa Osmani.

Në konferencën e përbashkët me presidenten Osmani, presidenti Meta ka thënë se e ka vetëm një keqardhje, e cila është se mund të kishte bërë edhe më shumë për përkrahjen e Kosovës nëse do të kishte më pak probleme të brendshme në vendin e tij.

Ai këto i tha pas falënderimeve që mori nga ana e presidentes Osmani.

“Nuk pranoj asnjë falënderim sepse kam bërë detyrën kushtetuese por edhe morale siç e ka edhe çdo qytetar i Shqipërisë dhe e vetmja keqardhje që kam është që mund të kisha bërë edhe më shume në perkrahjne e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendim tim”, ka thënë Meta.

Mirëpo, Meta dha fjalën se që nga dita e hënë do të bëjë shumë herë më tepër edhe për Kosovën.

“Jam i bindur se edhe presidneti i zgjedhur i Shqipërisë do të vazhdojë këtë traditë shume pozitive”, tha Meta.

Meta gjatë fjalimit të tij ndau edhe disa kujtime që kishte që nga koha e luftës.

“Duke ardhur dje për në Prishtinë po mendoja ato 4 javët e para të situatës në Kukës pas fillimit të ndërhyrjes së NATO-s, më 24 mars 1999, kujtoj ato pamje të pabesueshme me javë të tëra të nënave, moshuarve, fëmijëve që vinin të shpëtonin jetën e tyre”, tha Meta.

Ai tutje kujtoi edhe termetin që ndodhi në Shqipëri. Meta falënderoi Forcat e Sigurisë së Kosovës për profesionlizimin, gatishmërinë dhe shpëjtësinë që kanë pasur në këtë rast.

“Kurrë nuk do të harroj tërmetin dhe atë gatishmëri, shpjetësi, profesionalizëm që kanë treguar forcat e FSK-së, një ndihmë e jashtzakonshme që tregon sesa të rëndësishme janë t’i forcojmë lidhjet dhe bashkpunimet tona”, tha ai.

Ndër të tjera Meta përmendi edhe lidhjen hekurudhore ne mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai tha se Kosova dhe Shqipëria, si dy vende janë kompletuar shumë me njëri-tjetrin dhe që të dy vendet janë të qarta në rrugëtimet e tyre euroatlantike dhe evropiane.

“Unë dua të ju përgëzoj për arritjet e shkëlqyera të Kosovës, ka marrëdhënie të shkëlqyera me vendet e rajonit, mezi presim te duartrokasim një marrëveshje që qon drejtë njohjes reciproke, dua të ju përgëzoj dhe të ju nxisë të ecni në këtë rrugë për të evtiruar çdo provokim i cili nuk mundet që tashmë një lidership të Kosovës ta nxjerr nga shinat euroatnalitike dhe europiane”, tha ai.

Presidenti Meta, përveç Osmanit do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Presidenti i Shqipërisë do jetë në vizitë zyrtare në Kosovë deri më 23 korrik.

Meta do të pasohet nga Bajram Begaj, i cili më 4 qershor është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë por ende nuk e ka marrë zyrtarisht detyrën.