Foto: BBC

Merren 25 mostra të familjarëve të dy të prekurve me coronavirus në Gjilan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka marrë 25 mostra nga familjarët e dy personave të prekur me coronavirus në Komunën e Gjilanit në fshatrat Vrapçiq dhe Zhegër.

“Janë marrë diku 25 mostra nga familjarët në Vrapçiq e Zhegër dhe të njëtëve do të u bëhen analizat”, tha shkurt për KALLXO.com, Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

Gjatë ditës së djeshme IKPSH njoftoi edhe për një rast tjetër të konfirmuar me coronavirus në fshatin Vrapçiq të Komunës së Gjilanit.

KALLXO.com mëson se edhe një person tjetër nga ky fshat sot është dërguar  në Klinikën Infektive pasi që ka shfaqur simptoma të coronavirusit.

KALLXO.com raportoi se brenda dy ditëve, në vargun e analizave të shumta të cilat janë duke u kryer në Laoratorin e IKSHP-së, tre persona nga Gjilani dolën pozitivë.

Fshatrat Vrapçiq dhe Zhegës janë izoluar, ndërsa ekipet relevante si QKMF dhe ekipet e komunës gjatë këtyre dy ditëve kanë marrë edhe historikun e dy të prekurve me COVID-19 se me cilët persona kanë pasur kontakt.

Deri më sot, 33 persona janë konfirmuar zyrtarisht se janë të infektuar me virusin COVID-19.