Mërgim Lushtaku: Shkarkimi i bordit të RTK-së është politik

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, është duke shqyrtuar pikën e vetme e rendit të ditës që ka të bëjë me rekomandimin për shkarkimin e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit Publik të Kosovës.

Mërgim Lushtaku, anëtar i komisionit nga PDK, tha se shkarkimi i këtij bordi nga Lëvizja Vetëvendosje është politik.

“Mos të iniciohet shkarkimi i bordit të RTK-së për arsye politike. RTK ka ngecje të mëdha, pavarësisht mbështetjes nga Kuvendi, por gjetjet nuk kanë qenë bazë për të  nisë shkarkimin. Nuk ka asnjë kriter për zgjedhjen e një anëtari të bordit dhe kjo është mangësi në ligjin e RTK-së. Për mua, ka vullnet për shkarkim, këto shkarkime po bëhen për çështje politike por është në vullnetin e mazhorancës”, tha ai.

Doarsa Kica- Xhelili, kryesuese e komisionit për media tha se në rekomandimin e komisionit për buxhet dhe financa thuhet se “rekomandohet shkarkimi si shkak i paaftësisë profesionale të anëtarëve të bordit në përmbushje të detyrave të tyre”, tha ajo.

Komisioni për Buxhet rekomandon shkarkimin e bordit të RTK-së