Me përdorimin e sistemit amerikan ‘Patriot’, suksesi i ukrainasve është i jashtëzakonshëm

Suksesi i Ukrainës në përdorimin e sistemeve raketore anti-ajrore ‘Patriot’ të prodhimit amerikan për t’i rrëzuar raketat ruse e ka mahnitur edhe Pentagonin, sipas një analisti ushtarak, shkruan Business Insider.

Zyrtarët ukrainas thonë se e përdorën armën për t’i rrëzuar disa raketa hipersonike ruse ‘Kinzhal’, për të cilat Moska më parë mburrej se ishin të pandalshme.

“Shtetet e Bashkuara menduan për një kohë të gjatë, diskutuan nëse do të na japin Patriotët apo jo”, thotë Ivan Kirichevski, ekspert në botimin e gazetës ushtarake ukrainase Defence Express, për Radion ukrainase NV, sipas Newsweek.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar prej kohësh SHBA-së që të dërgojë sisteme raketash tokë-ajër në Ukrainë, të cilat mund të shënjestrojnë avionë, raketa navigimi dhe raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Sistemet e ofruara nga SHBA më në fund mbërritën në Ukrainë në muajin prill, me ministrin e Mbrojtjes Oleksi Reznikov duke postuar në Twitter: “Sot qiejt tanë të bukur të Ukrainës po bëhen më të sigurt”.

Patriot është sistemi kryesor i mbrojtjes ajrore që SHBA ka në arsenalin e saj, me aftësinë për të vepruar në objektiva në një distancë prej 100 kilometrash.

Vladimir Putin më parë i quajti raketat hipersonike të Rusisë ‘Kinzhal’ “të pathyeshme”. Insajderi pati raportuar se cenueshmëria e raketave të tyre ka të ngjarë të jetë një surprizë dhe siklet për Rusinë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

Javën e kaluar, Fabian Hoffmann, studiues në Projektin Bërthamor të Oslos, i tha Sky News-it britanik se pasi Ukraina konfirmoi së fundmi se kishte rrëzuar disa raketa hipersonike ruse Kinzhal, Rusia “nuk është dukur asnjëherë më e dobët”.

“Ky është me të vërtetë një zhvillim i jashtëzakonshëm”, tha ai.

Hoffmann shtoi në një postim në Twitter: “Fakti që Ukraina ishte në gjendje të mbronte këtë sulm është i pabesueshëm, për mendimin tim, pavarësisht nëse shkalla përfundimtare e përgjimit është 90% apo 100%”, shkruan Business Insider.

Përgatiti: Nuhi Shala