Foto: RTK
Më pak dhurues të gjakut si shkak i pushimeve, ekipe të transfuzoinit dalin në sheshin ‘Zahir Pajaziti’
Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ) ka bërë të ditur se ka mungesë të dhurueseve të gjakut si shkak i pushimeve, derisa gjatë këtij sezoni shtohen kërkesa për gjak dhe produkte gjaku.
“Meqenëse jemi në sezonën e verës dhe shtohen kërkesat për gjak dhe produkte të gjakut, dhe organizimet e aksioneve të dhurimit të gjakut sjellin më pak dhurues (për shkak të pushimeve verore) lusim qytetarët të cilët gëzojnë shëndet të mirë të lajmërohen në qendrën më të afërt për të dhuruar gjak”- thuhet në njoftim të qendrës.
Tutje, QKKTGJ thekson se më datë 11 dhe 12 Gusht 2023 ekipa e Transfuzionit te gjakut do të jetë në teren në Sheshin “Zahir Pajaziti” Prishtinë nga ora 10:00 deri 17:00.
Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut Prishtinë: punon çdo ditë pune 8:00 deri 18:00 dhe vikendit 09:00 deri 16:00.
Derisa në regjionet : Pejë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri, Gjilan, Ferizaj çdo ditë pune 7:00 deri 14:00.
Numri i dhurimeve të gjakut vitin e kaluar ka qenë 29,750. Në Kosovë grupet më rralla të gjakut janë AB dhe B.
Sa dhurohet gjak në Kosovë dhe cilat janë grupet më të rralla?