Teatri Kombetar

foto; Denis Sllovinja

Më 25 janar jepet premiera e radhës në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës planifikon shfaqjen e dy premierave teatrove gjatë këtij muaji. Njërën në skenën e madhe dhe tjetrën në skenën e vogël.

Naser Shatrolli, ushtrues i detyrës së drejtorit të TKK-së, ka thënë për KALLXO.com se më 25 janar është planifikuar të jepet premiera e shfaqjes “Të vdekurit mbajnë zi për të gjallët”, me tekst të Beqir Musliut dhe regji të Erson Zymberit.

Po këtë muaj sipas Shatrollit është planifikuar shfaqja e premierës “Koleksionisti i syve”, me tekst të Ag Apollonit dhe regji të Ben Apollonit.

Të dyja këto shfaqje ishte planifikuar të jepen në viti që shkoi, por për shkak të kushteve të krijuar nga coronavirusi realizimi i tyre është shtyrë për këtë vit.

Shatrolli ka thënë se gjatë tre muajve të parë të këtij viti, TKK-ja planifikon realizimin e disa premierave teatrore.