FOTO : Baleti Kombëtar i Kosovës

Baleti Kombëtar publikon datat e shfaqjeve për muajin janar

Dy shfaqje të baletit do të jepen reprizë gjatë muajit janar 2021 nga Baleti Kombëtar i Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Baleti Kombëtar bën të ditur se gjatë këtij muaji do të jepen dy shfaqjve: “Recomposed” dhe “O. Taka”.

“Shfaqja ‘Recomposed’ me koreografi të Christophe Béranger & Jonathan Pranlas-Decsours jepet më 14 janar 2021, ndërsa baleti ‘O. Taka’ me koreografi të Sinan Kajtazit jepet më 28 janar 2021”, thuhet në njoftimin e Baletit Kombëtar”.