Moti në Kosovë në javën e parë të janarit

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në javën e parë të janarit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Nga 4 deri më 8 janar, vranësirat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu në viset e ulëta dhe në vise me lartësi mesatare, ndërsa në vise malore parashihet të bie borë.

Instituti njofton se temperaturat vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e mesatareve për periudhën që jemi, minimalet ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

IHK thotë se cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë për shkak të kushteve favorite meteorologjike.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, përfundon njoftimi i IHK-së.

Foto: IHK/Facebok