Mbretëria e Bashkuar ndanë dy milionë euro për shëndetësi dhe arsim në Kosovë

Dy milionë euro janë ndarë për shëndetësinë dhe arsimin në Kosovë nga Mbretëria e Bashkuar.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasadori, Nicholas Abbott.

“Sot, me kënaqësi t`iu njoftoj se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që t’i ndajë 2 milionë euro përkrahje shtesë për të ndihmuar popullin e Kosovës që të kthehet në normalitet”, ka njoftuar ai.

Ky projekt synon që të sigurohen të gjitha komunitetet për qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore, për shkak të pandemisë COVID-19 dhe askush të mos mbetet mbrapa.

“Përkrahja nga Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në përmirësimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor si dhe pjesëmarrje të sigurt dhe përfshirëse në shkollim. Përmes këtij projekti, Mbretëria e Bashkuar synon që të sigurohemi që të gjitha komunitetet kanë qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore, përkundër COVID-it, dhe se askush mos të mbetet mbrapa”, thuhet tutje në njoftim.