Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbyllet për media takimi i Komisionit parlamentar me ambasadorin britanik

Pa praninë e mediave ka vazhduar takimi mes anëtarëve të komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Në këtë takim pritet të diskutohet lidhur me raportet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar pas largimit të kësaj të fundit nga Bashkimi Evropian.

Haki Abazi, kryetar i komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës në fjalinë e tij hyrëse, tha se me ambasadorin mund të diskutojnë për rolin që ka vendi i tij për t’i bindur 5 shtetet mos njohëse.

“Pa dyshim një aspekt që mund të diskutojmë është roli që ju mund ta keni për vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ky takim pritet të jetë për një orë, ndjehuni të lirë të pyesni dhe të diskutoni. Ky takim do të jetë i mbyllur”, tha Abazi.