Mbi 250 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i rasteve me koronavirus në mbarë botën ka shkuar mbi 250 milionë. Deri më tani janë regjistruar saktësisht 250,008,014 raste me COVID-19.

Numri më i madh është regjistruar në SHBA, me gjithsej 47,280,449 persona të infektuar.

Pas SHBA-së radhiten India me 34,344,087, Brazili 21,862,458, Britania e Madhe 9,241,916, Rusia 8,755,930, Turqia 8,178,901, Franca 7,199,332, Irani 5,980,260, Argjentina 5,295,260 dhe Spanja me 5,025,639 raste.

Deri më tani, në të gjithë botën si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 5,057,149 persona ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 226,333,150 persona.

Aktualisht, në botë vazhdojnë trajtimin 18,617,715 persona me COVID-19./Top Channel