Mbi 1,000 gjoba për shkelje të rregullave në trafik e mbi 900 për shkelje të masave anti-COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,057 tiketa trafiku.

Po ashtu, Policia ka shqiptuar edhe 924 tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19.

Sipas statistikave të përgjithshme, nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet por janë shkaktuar 16 aksidente me të lënduar dhe 17 të tjerë me dëme materiale.

Policia bën të ditur se në 24 orët e fundit janë arrestuar 12 persona kurse 6 janë dërguar në mbajtje.