Ilustrim

Mbeti shtatzënë pasi dyshohet se u dhunua nga persona të panjohur, rasti po hetohet nga Policia

Një rast i dhunimit që dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj është raportuar dje në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, ankuesja ka raportuar se viktimën persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta më pas ka mbetur shtatzënë.

Policia ka thënë se për rastin janë njoftuar dje në orët e para të mëngjesit, rreth orës 04:35.

Tutje në njoftim policor është thënë se viktima më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Repartin e Gjinekologjisë për tretman mjekësor.

Po ashtu, është treguar se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore.