Mashtronte fermerët në Istog, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person nën dyshimin për mashtrim.

Sipas Policisë, i dyshuari G.N. kishte blerë tetë kafshë shtëpiake në vlerë prej 6,500 euro mirëpo nuk i ka paguar paratë.

I njëjti ka kryer edhe disa vepra penale duke mashtruar fermerët e Istogut dhe një rast në Skenderaj.

“Personi i arrestuar poashtu dyshohet ka kryer edhe disa vepra penale të mashtrimit të fermerëve tjerë nga Istogu dhe një rast në Skenderaj, duke bërë shitblerje të kafshëve nga persona të caktuar por duke mos u pergjigjur në obligimet monetare ndaj palëve në vlerë prej mijëra euro”, njofton Policia.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent, siç njofton Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.