Objekti i Ministrisë së Arsimit

MAShT mban konferencën ‘Promovimi i paqes nëpërmjet të edukimit’

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) organizon konferencë me temën “Promovimi i paqes nëpërmjet të edukimit”.

Në hapjen e kësaj konference, do të mbajnë fjalë rasti ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  Shyqiri Bytyqi, kryeministri Ramush Haradinaj , përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që merren me të drejtat e fëmijëve në Kosovë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndërkaq, në pjesën e dytë të këtij aktiviteti do të mbahet punëtori me fëmijë të moshën 4-10 vjet nga të gjitha komunat e Kosovës.

Konferenca mbahet në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në ora 12:00.