'Marshojmë s’festojmë' - Motoja e protestës për të drejtat e grave dhe vajzave - VIDEO

Rrugët e Prishtinës janë stërmbushur me qytetarë, aktivistë të cilët po kërkojnë drejtësi për të drejtat e vajzave dhe grave.

Me parullat “Poshtë patriarkati”, “Të përmbyset patriarkati”, “Drejtësi për gratë e vrara”, “Nuk durojmë më”, “ Shtet që vret” kanë nisur marshin “Marshojmë s’festojmë” që nga Sheshi “ Zahir Pajaziti”, duke vazhduar protestën para Policisë, Prokurorisë, Avokatit të Popullit për të përfunduar tek Qeveria e Kosovës.

Vetëm në vitin 2019 janë evidentuar, 1557 vajza dhe gra viktima të dhunës. Ndërsa në vitin 2020 sipas Policisë janë raportuar 1362 raste të vajzave dhe grave, viktima të dhunës.