MAPL tregon se a do të paguhen kryetarët e PDK-së të cilët nuk po shkojnë në objektet komunale të Zubin Potokut dhe Zveçanit

Zëdhënësi i Ministrisë dhe Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Arianit Abazi, ka deklaruar se kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që nuk shkojnë në objektet komunale në Zveçanë dhe Zubin Potok do të paguhen pasi sipas tij ata punën e tyre mund të kryejnë edhe në terren, përfshirë edhe jashtë vendit.

Zëdhënësi i Ministrisë dhe Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Arianit Abazi, për RTV Dukagjinin, është përgjigjur në pyetjen se a do të paguhen kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës të cilët nuk po shkojnë në objektet komunale në Zveçan dhe Zubin Potok.

Abazi ka thënë se kryetarët janë në punë nga momenti betimit dhe sipas tij, ata nuk obligohen që të shkojnë në komunën pasi ata punë e tyre mund ta kryen dhe në terren madje dhe jashtë vendit.

“Kryetari është në punë me rastin e betimit te tij, qoftë ai në zyre, teren apo jashtë vendit. Pra, ai është në punë pavarësisht ku është fizikisht”, ka thënë Zëdhënësi i Ministrisë dhe Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Arianit Abazi, për RTV Dukagjinin.

A do të shpallen zgjedhjet nëse kryetarët e komunave veriore të Kosovës nuk japin dorëheqje nga postet e tyre?