Malishevë, mbyllen dy lokale për mosrespektim të vendimeve komunale
Inspektorati komunal në Malishevë ka bërë të ditur se sot ka mbyllur dy lokale – shish-bar për mosrespektim të vendimeve komunale.
Sipas njoftimit, inspektorët komunalë në bashkëpunim me Policinë gjatë ditës së sotme kanë ndërmarrë një aksion në disa lokale për inspektim të zbatimit të vendimit Nr.-2/500, datë 24.10.2022, vendim i cili ndalon përdorimin apo shërbimin me “shisha”.
“Gjatë inspektimit, dy lokale, në të cilat janë hasur duke shërbyer për klient me shisha-llulla- nargjile, të njëjtat janë mbyllur. Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka bërë të ditur se edhe në ardhmen do të bëjë mbikëqyrje për zbatimin e plotë të këtij vendimi dhe aty ku haset në moszbatim të këtij vendimit, do të ndërmarrin veprime ligjore”- thuhet në njoftim.
Sipas vendimit Nr.-2/500, datë 24.10.2022, ndalohet shërbimi me shisha-llulla-nargjile dhe të ngjashme, në largësi ajrore së paku 500 metra afër objekteve shkollore dhe 400 metra në afërsi të stacioneve të autobusëve.