Majori i FSK-së, Mentor Ibrahimi shpërblehet me çmimin “Monedha e Komandantit”

Majorit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Mentor Ibrahimi, i cili aktualisht po shërben së bashku me Task Forcën e Përbashkët të Kombinuar Ushtarake Britanike në Arifjan, Kuvajt u shpërblye me çmimin “Monedha e Komandantit”, për punën e tij të jashtëzakonshme, njofton ambasada e Britanisë në Prishtinë.

“Majori i FSK -së Mentor Ibrahimi, Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst Alumnus i cili aktualisht po shërben së bashku me Task Forcën e Përbashkët të Kombinuar Ushtarake Britanike në Arifjan, Kuvajt u shpërblye me Monedhën e Komandantit, për punën e tij të jashtëzakonshme nga Komandanti i Forcave Britanike Kolonel Mark Davis”, thuhet ne njoftimin e ambasadës.

Koloneli Davis ka deklaruar se ka qenë privilegj për të punuar më një oficer të aftë dhe përkushtuar si Ibrahimi.

“Ky është një tjetër shembull i mirë i marrëdhënies mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës, si dhe bashkëpunimit tonë të shkëlqyer për mbrojtje”, njofton ambasada.