LVV premton shkollim pa pagesë në çdo nivel

Lëvizja Vetëvendosje në programin e saj qeverisës ka paraparë shkollim parashkollor për të gjithë fëmijët në Kosovë. Ata gjithashtu premtuar shkollim të lartë pa pagesë

Arbërie Nagavci, kandidate për deputete nga LVV tha se shkollimi për këtë kategori do të jetë pa pagesë.

“Garantojmë edukim të hershëm për secilin fëmijë në Kosovë. Çerdhe pa pagesë për të gjithë fëmijët”, tha ajo.

Nagavci tha se një student duhet të mendojë për studime e jo për mënyrën e pagesës.

Ajo shtoi se nëse LVV qeveris nuk do të ketë tekste shkollore me gabime faktike.