Deputetet e LVV-s, LVV,

Grupi Parlamentar i LVV-së. Foto: Kuvendi i Kosovës

LVV fut në rend dite dy marrëveshjet ndërkombëtare që nuk u miratuan javën e kaluar

Marrëveshja ndërkombëtare me Fondin Zhvillimor të OPEC-ut dhe marrëveshja me Danimarkën për shfrytëzimin e burgut të Gjilanit, janë futur sërish në rend të ditës në seancën e sotme më 23.05.2024 të Kuvendit të Kosovës një javë pasi nuk u miratuan.

Përfshirja e tyre në rend të ditës u votua pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të ndryshuar rendin e ditës.

Propozimin para deputetëve e bëri shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari- Lila.

Këto dy marrëveshje u proceduan nga Qeveria e Kosovës për trajtim në Kuvend një javë pasi të njëjtat nuk morën votat e mjaftueshme të deputetëve për t`u ratifikuar.

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë marrëveshjen ndërkombëtare me OPEC-un në seancën e mbajtur më 16.05.2024 për shkak të votave kundër të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërsa, njëjtë ndodhi edhe me marrëveshjen me Danimarkën për burgje e cila nuk u miratua. Kësaj radhe për shkak të votave kundër nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në rend të ditës për seancën e datës 23.05.2024 më kërkesë të LVV-së ja futur edhe dy marrëveshje ndërkombëtare tjera, marrëveshja financiare për programin e parë të politikave zhvillimore, efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe marrëveshja financiare për programin IPA 2016.

Nuk kalon marrëveshja me Danimarkën për burgje, PDK voton kundër

Nuk kalon marrëveshja me OPEC-un, LDK voton kundër